Sport Ndërkombëtar

“Marca” shkruan për garën e Muriqit dhe Mbappes për “Trofeun Pichichi”

“Marca” shkruan për garën e Muriqit dhe Mbappes për “Trofeun Pichichi”

Gara e Kylian Mbappes dhe Vedat Muriqit për “Trofeun Pichichi” do të jetë e fortë në tri xhirot e fundit në La Liga. Muriqi, është vetëm dy gola larg Mbappes në garën për golashënuesin më të mirë të këtij edicioni në La Liga. Muriqi shënoi gol në fundjavën e kaluar në barazimin 1:1 të

Besnik Batusha

Gara e Kylian Mbappes dhe Vedat Muriqit për “Trofeun Pichichi” do të jetë e fortë në tri xhirot e fundit në La Liga. 

Muriqi, është vetëm dy gola larg Mbappes në garën për golashënuesin më të mirë të këtij edicioni në La Liga.  

Muriqi shënoi gol në fundjavën e kaluar në barazimin 1:1 të Mallorcas ndaj Villarrealit.
Mbappe i mungoi Realit në “El Clasico” ndaj Barcelonës, por pritet të kthehet para se edicioni aktual të përfundoj, shkruan “Marca”.

“Nëse kthehet në fushë siç pritet, Kylian Mbappe do të ketë mundësinë të rrisë numrin e golave ndaj Real Oviedos, Sevilla dhe Athletic Bilbaos, duke supozuar se kjo është e vetmja gjë pozitive që mund të marrë nga ky sezon”, shkruan gazeta spanjolle. 

Pas dy golashënuesve më të mirë të La Ligas janë Ante Budimir me 17 gola, Ferran Torres dhe Lamine Yamal me 16 gola, Oyarzabal dhe Vinicius me 15 gola të shënuar deri më tani.

MbappeMuriqi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions