Muçi te Trabzonspori për 8,5 milionë euro

Reprezentuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, do të vazhdojë të luajë për Trabzonsporin. Ky klub ka shfrytëzuar të drejtën që ta blejë kartonin e Muçit nga Fenerbahçe për 8,5 milionë euro. Këtë e kanë bërë të ditur të mërkurën të dy klubet. Muçi ishte i huazuar te Trabzonspori dhe shkëlqeu gjatë gjithë edicionit. 25-vjeçari në elitën
Reprezentuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, do të vazhdojë të luajë për Trabzonsporin.
Ky klub ka shfrytëzuar të drejtën që ta blejë kartonin e Muçit nga Fenerbahçe për 8,5 milionë euro.
Këtë e kanë bërë të ditur të mërkurën të dy klubet.
Muçi ishte i huazuar te Trabzonspori dhe shkëlqeu gjatë gjithë edicionit.
25-vjeçari në elitën turke i realizoi 11 gola e tri asistime në 26 paraqitje kampionale.



