Sport Ndërkombëtar

Rrahmani e Napoli e mbyllin me fitore edicionin

Rrahmani e Napoli e mbyllin me fitore edicionin

Kapiteni i Kosovës në futboll, Amir Rrahmani, u vlerësua me notë të lartë në ndeshjen e fundit të edicionit 2025/2026 të Serie A italiane. Rrahmani luajti deri në fund të ndeshjes për Napolin të dielën. Napoli e fitoi Udinesen në shtëpi me rezultat minimal, 1:0. Golin e fitores e shënoi Rasmus Hojlund në minutën e

Besnik Batusha

Kapiteni i Kosovës në futboll, Amir Rrahmani, u vlerësua me notë të lartë në ndeshjen e fundit të edicionit 2025/2026 të Serie A italiane.

Rrahmani luajti deri në fund të ndeshjes për Napolin të dielën.

Napoli e fitoi Udinesen në shtëpi me rezultat minimal, 1:0.

Golin e fitores e shënoi Rasmus Hojlund në minutën e 23-të.

Christian Kabasele e la Udinesen me dhjetë lojtarë. Ai në minutën e 64-t u përjashtua me karton të kuq.

Në pjesën e parë Napolit iu lënduan dy lojtarët, Alisson Santos dhe Stanislav Lobotka.

Napoli është përballur me shumë lëndime të lojtarëve gjatë edicionit 2025/2026.

Ndër lojtarët e lënduar ishte edhe Rrahmani.

Napoli e mbylli edicionin me 76 pikë në vendin e dytë.

Kampion i Italisë është Interi.

Udinese zë vendin e 10-të me 50 pikë.

NapoliRrahmani

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions