Sport Ndërkombëtar

Salah përshëndetet si legjendë nga Liverpooli

Salah përshëndetet si legjendë nga Liverpooli

Mohamed Salah është përshëndetur si legjendë nga Liverpooli. Ndeshja ndaj Brentfordit ishte e fundit për Salahun me fanellën e “të kuqve”. Salah javë më parë e paralajmëroi largimin nga Liverpooli pas përfundimit të edicionit 2025/26. Liverpooli të dielën në kuadër të xhiros së fundit në Premier League barazoi 1:1 me Brentfordin në shtëpi. Salah asistoi

Besnik Batusha

Mohamed Salah është përshëndetur si legjendë nga Liverpooli.

Ndeshja ndaj Brentfordit ishte e fundit për Salahun me fanellën e “të kuqve”.

Salah javë më parë e paralajmëroi largimin nga Liverpooli pas përfundimit të edicionit 2025/26.

Liverpooli të dielën në kuadër të xhiros së fundit në Premier League barazoi 1:1 me Brentfordin në shtëpi.

Salah asistoi te goli i epërsisë të cilin e realizoi Curtis Jones në minutën e 58-të.

Gjashtë minuta më pas, Kevin Schade, i barazoi shifrat.

Liverpooli e mbyll sezonin në vendin e pestë me 60 pikë. Edicionin e ardhshëm luan në Ligën e Kampionëve.

Ylli egjiptian u largua nga fusha në minutën e 74-t dhe u përcoll me duartrokitje nga gjithë tifozët që ishin në “Anfield”.

33-vjeçari Salah me Liverpoolin zhvilloi 442 ndeshje duke kontribuar me 257 gola dhe 123 asistime. Fitoi edhe shumë trofe përfshirë Ligën e Kampionëve dhe disa herë titullin e kampionit në Angli.

LiverpoolSalah

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions