Sport Ndërkombëtar

Zvicra zbulon emrat e 11 lojtarëve, Xhaka në mesin e tyre

Zvicra zbulon emrat e 11 lojtarëve, Xhaka në mesin e tyre

Federata e Futbollit e Zvicrës ka zbuluar emrat e 11 lojtarëve të parë të ftuar për Kupën e Botës 2026. Në grupin e parë nuk mungon emri i kapitenit, Granit Xhaka. Zbulimin e emrave, Zvicra ka zgjedhur ta bëjë duke përdorur rrjetet e saj sociale, ku secila prej videove me figura enigmatike ka emrin e fshehur

Besnik Batusha

Federata e Futbollit e Zvicrës ka zbuluar emrat e 11 lojtarëve të parë të ftuar për Kupën e Botës 2026. 
Në grupin e parë nuk mungon emri i kapitenit, Granit Xhaka. 

Zbulimin e emrave, Zvicra ka zgjedhur ta bëjë duke përdorur rrjetet e saj sociale, ku secila prej videove me figura enigmatike ka emrin e fshehur të njërit prej lojtarëve.

Të martën federata zvicerane do t’i bëjë publike emrat e 15 lojtarëve tjerë dhe kështu do të zbulohet në tërësi lista prej 26 futbollistëve që do ta përfaqësojnë Zvicrën në Kupën e Botës 2026.

Të mërkurën në konferencë për shtyp do të flas përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin.

Krahas Xhakës të ftuar janë edhe Gregor Kobel, Marvin Keller, Ricardo Rodriguez, Manuel Akanji, Silvan Widmer, Remo Freuler, Noah Okafor, Djibril Sow, Denis Zakaria dhe Johan Manzambi.

Andi Zeqiri nuk pritet të ftohet nga Yakin për Kupën e Botës. Ftesë pritet të marrë mesfushori Ardon Jashari.

XhakaZvicra

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions