Sport Ndërkombëtar

Granit Xhaka me golin e parë në Botëror vulos fitoren e thellë

Granit Xhaka me golin e parë në Botëror vulos fitoren e thellë

Granit Xhaka e ka shënuar golin e parë në Kupën e Botës 2026. Xhaka realizoi nga penalltia në minutën e shtatë të kohës shtesë dhe e vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes Zvicra – Bosnjë-Hercegovina, 4:1. Zvicra bëri hap të madh drejt avancimit në fazën nokaut të Kupës së Botës. Ndeshja u zhvillua të enjten mbrëma në

Besnik Batusha

Granit Xhaka e ka shënuar golin e parë në Kupën e Botës 2026. 

Xhaka realizoi nga penalltia në minutën e shtatë të kohës shtesë dhe e vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes Zvicra – Bosnjë-Hercegovina, 4:1. 

Zvicra bëri hap të madh drejt avancimit në fazën nokaut të Kupës së Botës. 
Ndeshja u zhvillua të enjten mbrëma në Los Angeles. 

Zëvendësuesi Johan Manzambi me dy gola, Ruben Vargas dhe Xhaka i realizuan golat e fitores së thellë. Të gjitha golat e Zvicrës u shënuan nga minuta e 74. Ermin Mahmiq shënoi në minutën e 93-të për Bosnjë-Hercegovinën. 

Tarik Muharemoviq i Bosnjë-Hercegovinës u përjashtua nga loja në minutën e 80-të. Ai e ndali Breel Embolon në mënyrë të palejuar si lojtari i fundit. 

Kapiteni Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen dhe shkëlqeu, kurse Ardon Jashari mbeti në bankën rezervë. 

Zvicra ka katër pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Bosnjë-Hercegovina mbetet me një pikë.

Granit Xhaka

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions