Sport Ndërkombëtar

Messi nuk do të startojë ndaj Jordanisë

Messi nuk do të startojë ndaj Jordanisë

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, nuk do të jetë në formacionin startues në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Jordanisë, që zhvillohet të dielën nga ora 04:00. Lajmin e konfirmoi trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes. Scaloni iu përgjigj një pyetjeje të gazetarit argjentinas Macaya Marquez, 91 vjeç,

Besnik Batusha

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, nuk do të jetë në formacionin startues në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Jordanisë, që zhvillohet të dielën nga ora 04:00.

Lajmin e konfirmoi trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes.

Scaloni iu përgjigj një pyetjeje të gazetarit argjentinas Macaya Marquez, 91 vjeç, i cili po e përcjell Kampionatin Botëror për herë të 18-të në karrierën e tij.

“Zakonisht nuk u përgjigjem pyetjeve të tilla, por meqë po vjen nga ju, do ta them: Messi nuk do të startojë. Kam shumë respekt për ju dhe jam krenar që ju shoh këtu”, ka thënë Scaloni.

Messi, 39 vjeç, po kalon një nga paraqitjet më të mira në histori të Kampionateve Botërore. Ai ka shënuar pesë gola në dy ndeshje dhe është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorëve me 18 gola.

Argjentina e ka siguruar pozitën e parë në grup. Në rundin e 32 më të mirave, do të luajë kundër Kepit të Gjelbër.

ArgjentinaJordaniaMessi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions