Sport Ndërkombëtar

Muriqi do t’i bashkohet Fenerbahçes pas pushimeve në Kosovë

Muriqi do t’i bashkohet Fenerbahçes pas pushimeve në Kosovë

Sulmuesi Vedat Muriqi do t’i kalojë disa ditë pushimi në Kosovë e më pas do t’i bashkohet Fenerbahçes. Mediumet turke të dielën kanë shkruar se Muriqi ka shfrytëzuar aeroportin e Stambollit për të udhëtuar drejt Kosovës. Në Stamboll do të kthehet pasi t’i përfundojë pushimet në vendlindje. “Një fotografi e yllit kosovar, e bërë në

Besnik Batusha

Sulmuesi Vedat Muriqi do t’i kalojë disa ditë pushimi në Kosovë e më pas do t’i bashkohet Fenerbahçes. 

Mediumet turke të dielën kanë shkruar se Muriqi ka shfrytëzuar aeroportin e Stambollit për të udhëtuar drejt Kosovës. Në Stamboll do të kthehet pasi t’i përfundojë pushimet në vendlindje.

“Një fotografi e yllit kosovar, e bërë në aeroportin ‘Sabiha Gokçen’, shkaktoi entuziazëm. Megjithatë, u bë e ditur se sulmuesi përdori Stambollin si transit gjatë udhëtimit për në vendin e tij, Kosovë”, shkruan “Sabah”.

Gazeta turke ka shkruar se Muriqi do të transferohet për 15 milionë euro te Feneri. 

Me gjigantin turk pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare.

FenerbahçeMuriqi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions