Sport Ndërkombëtar

Një gol në sekondat e fundit e dërgon Kanadanë në raundin tjetër të Kupës së Botës

Një gol në sekondat e fundit e dërgon Kanadanë në raundin tjetër të Kupës së Botës

Kanadaja ka dominuar në fushë. Por veëm në minutat shtesë shënoi gol për fitore 1:0 ndaj Afrikës së Jugut. Ishte kjo ndeshja e parë e fazës nokaut të Kupës së Botës, përkatësisht e 1/16 të finales. Kanadaja është bërë përfaqësuesja e parë që është kualifikuar në 1/8 e finales. Ndonëse nikoqire e Botërorit, Kanadaja e

Besnik Batusha

Kanadaja ka dominuar në fushë. Por veëm në minutat shtesë shënoi gol për fitore 1:0 ndaj Afrikës së Jugut.

Ishte kjo ndeshja e parë e fazës nokaut të Kupës së Botës, përkatësisht e 1/16 të finales. 

Kanadaja është bërë përfaqësuesja e parë që është kualifikuar në 1/8 e finales. 

Ndonëse nikoqire e Botërorit, Kanadaja e luajti në Kaliforni ndeshjen e parë të raundit nokaut. 

Stephen Eustaquio e shënoi golin e fitores dhe kualifikimit për Kanadanë në minutën e 92-të. Ai realizoi me goditje të saktë nga distanca, pas një topi të dëbuar nga mbrojtja e përfaqësueses jug-afrikane. 

Kanadaja i kishte plot 12 gjuajte në drejtim të portës së Afrikës së Jugut, prej tyre shtatë të sakta.

Ndërkohë vetëm një prej gjashtë gjuajtjeve të Afrikës së Jugut shkoi në kornizë të portës së Kanadasë.

Kanadaja vetëm për herë të tretë po paraqitet në Botëror. Dhe për herë të parë ka kaluar grupin. Tani e ka kaluar edhe kundërshtarin e parë në fazën nokaut.

Kanadaja

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions