Raportohet se Granit Xhaka do të ribashkohet me Alonson te Chelsea

Granit Xhaka dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për kushtet personale për një transferim të mundshëm, ka bërë të ditur gazetari i “Sky”, Florian Plettenberg. Siç raportohet, mesfushori i Sunderlandit ka qenë një prej kërkesave kryesore të trajnerit të ri të Bluve, Xabi Alonso. Xhaka e Alonso ishin bashkë në sukseset historike të Bayer Leverkusenit, duke
Granit Xhaka dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për kushtet personale për një transferim të mundshëm, ka bërë të ditur gazetari i “Sky”, Florian Plettenberg.
Siç raportohet, mesfushori i Sunderlandit ka qenë një prej kërkesave kryesore të trajnerit të ri të Bluve, Xabi Alonso.
Xhaka e Alonso ishin bashkë në sukseset historike të Bayer Leverkusenit, duke fituar Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë.
Sipas Plettenbergut, Chelsea veçse ka filluar kontaktet me Sunderlandin. Flitet se oferta e parë e dërguar është rreth 30 milionë euro.



