Sport Ndërkombëtar

Zvicra me Granit Xhakën nisen drejt SHBA-së për Kampionatin Botëror, mungon sulmuesi kryesor

Zvicra me Granit Xhakën nisen drejt SHBA-së për Kampionatin Botëror, mungon sulmuesi kryesor

Zvicra ka udhëtuar drejt SHBA-së për kampionatin Botëror në futboll, derisa sulmuesi, Breel Embolo, nuk ka mundur të udhëtojë së bashku me ekipin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të problemeve me autorizimin elektronik të udhëtimit (ESTA). Sipas raportimeve nga mediat zvicerane, Embolo ishte paraparë të nisej të martën pasdite së bashku me

Besnik Batusha

Zvicra ka udhëtuar drejt SHBA-së për kampionatin Botëror në futboll, derisa sulmuesi, Breel Embolo, nuk ka mundur të udhëtojë së bashku me ekipin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të problemeve me autorizimin elektronik të udhëtimit (ESTA).

Sipas raportimeve nga mediat zvicerane, Embolo ishte paraparë të nisej të martën pasdite së bashku me pjesën tjetër të kombëtares, por vështirësitë administrative me dokumentacionin e nevojshëm për hyrje në SHBA e penguan përkohësisht udhëtimin e tij.

Federata Zvicerane e Futbollit ka bërë të ditur se situata pritet të zgjidhet shpejt dhe se futbollisti mund t’i bashkohet ekipit ende gjatë ditës së sotme ose, në rast të vonesave shtesë, gjatë ditës së nesërme.

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions