Sport Ndërkombëtar

Argjentina me rikthim mahnitës për finalen e dytë rresht

Argjentina me rikthim mahnitës për finalen e dytë rresht

Pavarësisht se ishte në disavantazh prej një goli prej minutës së 55-të ndaj Anglisë, Argjentina nuk është dorëzuar. Ka treguar karakter, rreshtoi rastet dhe e dënoi dy herë portierin Jordan Pickford të Anglisë, që shfaqi formë të lartë. Dhe në fund, Argjentina fitoi 2:1 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Atlanta. Lionel Messi ishte sërish

Besnik Batusha

Pavarësisht se ishte në disavantazh prej një goli prej minutës së 55-të ndaj Anglisë, Argjentina nuk është dorëzuar. 

Ka treguar karakter, rreshtoi rastet dhe e dënoi dy herë portierin Jordan Pickford të Anglisë, që shfaqi formë të lartë. Dhe në fund, Argjentina fitoi 2:1 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Atlanta.  

Lionel Messi ishte sërish në qendër të vëmendjes me dy asistime. Për 1:1, Messi asistoi në supergolin e Enzo Fernandezit në minutën e 85-të, ndërsa më pas për mrekulli harkoi për Lautaro Martinezin që shënoi në minutën e 92-të. 

Anthony Gordon realizoi për anglezët në minutën e 55-të. 

Argjentina me këtë fitore avancon në finalen e dytë rresht dhe e ka mundësinë që ta mbrojë trofeun.

Më herët, vetëm Brazili dhe Italia kanë mbrojtur trofeun e Kupës së Botës, por shumë kohë më parë.

Tani Argjentina e ka këtë mundësi, pasi kishte triumfuar edhe në Kupën e Botës 2022, që u organizua në Katar.

Në finale, Argjentina do të përballet të dielën në Neë Yersey me Spanjën. 

Finalja luhet nga ora 21:00. Spanja e eliminoi Francën pas një paraqitje të jashtëzakonshme. 

Për vend të tertë të shtunën nga ora 23:00 luan Franca me Anglinë.

AngliaArgjentina

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions