Sport Ndërkombëtar

Historia e pabesueshme e Cabralit që shënoi supergol

Historia e pabesueshme e Cabralit që shënoi supergol

Sidny Lopes Cabral shënoi supergol ndaj Argjentinës, kampiones në fuqi të botës. Por, prapa Cabralit është historia e pabesueshme e tij. Ai mblidhte qese bërlloku të cilat i shfrytëzonte si perde. Cabrali deri tani e ka realizuar njërin prej golave më të bukur të Kupës së Botës. 23-vjeçari është bërë pjesë e Trabzonsporit në Turqi,

Besnik Batusha

Sidny Lopes Cabral shënoi supergol ndaj Argjentinës, kampiones në fuqi të botës. Por, prapa Cabralit është historia e pabesueshme e tij. Ai mblidhte qese bërlloku të cilat i shfrytëzonte si perde.

Cabrali deri tani e ka realizuar njërin prej golave më të bukur të Kupës së Botës.

23-vjeçari është bërë pjesë e Trabzonsporit në Turqi, pasi u largua nga Benfica. Është futbollisti i dytë më i ri në përfaqësuesen e Kepit të Gjelbër.

Karrierën e ka nisur në kategorinë e pestë të futbollit gjerman.

“I kam thënë nënës gjithmonë se do të bëhem futbollist profesionist dhe se nuk do të kesh nevojë të punosh më. Do të bëj çdo gjë për ty. Edhe kur luaja në ligën e pestë, i kam thënë nënës dhe babait të mos shqetësohen, sepse do të kujdesesha për ta. Futbolli është pasioni im, jeta ime, edhe në ditët e vështira”, ka deklaruar Cabral për “The Guardian”, futbollisti që dikur fitonte vetëm pagë prej 1000 eurove në muaj si futbollist.

Kepi i GjelbërSidny Lopes Cabral

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions