Sport Ndërkombëtar

Mbyllet Botërori për Ronaldon, Spanja në çerekfinale

Mbyllet Botërori për Ronaldon, Spanja në çerekfinale

Mikel Merino u inkuadrua në fushë në minutën e 85-të, kurse dhjetë minuta më herët Ferran Torres. Inkuadrimi i Merinos dhe Torresit doli i qëlluar nga përzgjedhësi, Luis de la Fuente Dyshja ia siguroi fitoren e madhe Spanjës ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos të hënën mbrëma, në Arlington të Teksasit. Torres lëshoi një top të

Besnik Batusha

Mikel Merino u inkuadrua në fushë në minutën e 85-të, kurse dhjetë minuta më herët Ferran Torres. Inkuadrimi i Merinos dhe Torresit doli i qëlluar nga përzgjedhësi, Luis de la Fuente

Dyshja ia siguroi fitoren e madhe Spanjës ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos të hënën mbrëma, në Arlington të Teksasit.

Torres lëshoi një top të shkëlqyer për Merinon, i cili ishte i pagabueshëm nga afërsia për t’ia siguruar Spanjës avancimin në çerekfinale të Kupës së Botës.

Me golin e pësuar në minutën e 90-të u vendos edhe sfida e një të tetës së finales të Kupës së Botës 2026.

Ronaldo me Portugalinë është shfaqur në gjashtë Kupa të Botës. Me shumë gjasë është edhe Botërori i fundi për superyllin, Ronaldo.

PortugaliaRonaldoSpanja

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions