Sport Ndërkombëtar

Muller: Messi ishte pranë meje – ai e shikoi gjyqtarin dhe tha: “Po humbasim, na ndihmoni”

Muller: Messi ishte pranë meje – ai e shikoi gjyqtarin dhe tha: “Po humbasim, na ndihmoni”

Thomas Müller ka rikthyer në vëmendje një episod nga përballja mes Gjermanisë dhe Argjentinës në Kupën e Botës 2010, duke rrëfyer një moment me Lionel Messi që, sipas tij, ilustron ndikimin që argjentinasi mund të kishte te gjyqtarët. Deklaratat e sulmuesit gjerman janë bërë virale në rrjetet sociale dhe kanë nxitur sërish diskutime rreth arbitrimit, sidomos

Besnik Batusha

Thomas Müller ka rikthyer në vëmendje një episod nga përballja mes Gjermanisë dhe Argjentinës në Kupën e Botës 2010, duke rrëfyer një moment me Lionel Messi që, sipas tij, ilustron ndikimin që argjentinasi mund të kishte te gjyqtarët.

Deklaratat e sulmuesit gjerman janë bërë virale në rrjetet sociale dhe kanë nxitur sërish diskutime rreth arbitrimit, sidomos pas polemikave që shoqëruan Kupën e Botës 2026.

“Mora karton vetëm sepse Messi ishte pranë”

Müller kujtoi çerekfinalen e Kampionatit Botërorit 2010, kur Gjermania e mposhti Argjentinën me rezultat të thellë 4-0.

“Ne ishim në epërsi ndaj Argjentinës. Messi ishte pranë meje kur topi u përplas në tokë dhe më goditi në krah, i cili ishte afër trupit tim”, tha Müller.

Sipas tij, gjyqtari reagoi menjëherë duke e ndëshkuar me karton të verdhë.

“Mendoj se arsyeja e vetme ishte fakti që Messi ndodhej pranë meje. Kisha përshtypjen se ai e shikoi gjyqtarin dhe i tha: ‘Po humbasim, na jepni pak ndihmë’”, shtoi futbollisti gjerman.

🚨🗣 Thomas Müller speaks about referees favoring Messi:

"We were already leading against Argentina, and Lionel Messi was standing right next to me.

The ball bounced off the ground and then hit my hand, which was in this position.

The referee immediately showed me a yellow…

— 𝐓𝐌 (@TouchmineX) July 22, 2026
MessiMuller

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions