Sport Ndërkombëtar

Trajneri i Egjiptit: Nuk do ta shikoj më asnjë minutë të Botërorit

Trajneri i Egjiptit: Nuk do ta shikoj më asnjë minutë të Botërorit

Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, ka reaguar ashpër pas humbjes ndaj Argjentinës në Kupën e Botës, duke pretenduar se skuadra e tij është trajtuar padrejtësisht. Në deklaratën e tij pas ndeshjes, Hassan ka thënë se Egjipti ka vuajtur padrejtësi dhe se rezultati është ndikuar nga faktorë “të brendshëm” dhe “të jashtëm”. “Pse nuk ka drejtësi

Besnik Batusha

Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, ka reaguar ashpër pas humbjes ndaj Argjentinës në Kupën e Botës, duke pretenduar se skuadra e tij është trajtuar padrejtësisht.

Në deklaratën e tij pas ndeshjes, Hassan ka thënë se Egjipti ka vuajtur padrejtësi dhe se rezultati është ndikuar nga faktorë “të brendshëm” dhe “të jashtëm”.

“Pse nuk ka drejtësi në sport? Në futboll? Nuk dua të përpiqem ta them me fjalë të bukura. Sot na është bërë padrejtësi. Kemi vuajtur padrejtësi”, deklaroi ai.

Tekniku egjiptian zbuloi gjithashtu se federata e vendit të tij kishte kundërshtuar përzgjedhjen e gjyqtarit francez François Letexier për këtë përballje.

“Ne e kishim kundërshtuar përzgjedhjen e një gjyqtari të tillë”, ka thënë Hassan.

Ai shtoi se nuk do të ndjekë më asnjë ndeshje të turneut, si formë proteste ndaj asaj që e cilëson si mungesë drejtësie.

“Është mënyra ime e të folurit dhe e të ngriturit të zërit. Nuk do të shikoj asnjë minutë të pjesës së mbetur të kësaj Kupe Bote”, theksoi trajneri i Egjiptit.

ArgjentinaEgjiptiHossam Hassan

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions