Sport Ndërkombëtar

Zeneli shkëlqen me gol dhe asistim në Suedi

Zeneli shkëlqen me gol dhe asistim në Suedi

Futbollisti kosovar, Arbër Zeneli, ka qenë vendimtar në fitoren 2:1 të Elfsborgut ndaj Malmos të dielën pasdite. Zeneli shënoi gol dhe asistoi në fitoren e arritur në udhëtim, në kuadër të xhiros së 14-të të elitës së futbollit suedeze. Zeneli shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e pestë, ndërsa asistoi për golin e fitores

Besnik Batusha

Futbollisti kosovar, Arbër Zeneli, ka qenë vendimtar në fitoren 2:1 të Elfsborgut ndaj Malmos të dielën pasdite.

Zeneli shënoi gol dhe asistoi në fitoren e arritur në udhëtim, në kuadër të xhiros së 14-të të elitës së futbollit suedeze.

Zeneli shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e pestë, ndërsa asistoi për golin e fitores 2:1 në minutën e 34-t.

Ai u zëvendësua në minutën e 76-të.

Dion Krasniqi mbeti në stol tek Elfsborgu, që ka fituar 21 pikë nga 15 ndeshje.

Zeneli ka katër gola e dy asistime deri më tani në “Allsvenskan”.

Arbër ZeneliElfsborg

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions