Sport Ndërkombëtar

Arsenali e nis edicionin me trofe, e mposht thellë Cityn

Arsenali e nis edicionin me trofe, e mposht thellë Cityn

Arsenali e ka nisur edicionin me trofe të fituar. Kampioni i Premier Leagues të dielën fitoi në ndeshjen për Superkupën e Anglisë. E mposhti bindshëm, 3:0, Manchester Cityn, fituesit të Kupës FA. “Topçinjtë” e dominuan ndeshjen e zhvilluar në “Principality Stadium” të Cardiffit dhe shtuan një tjetër trofe në koleksion. Golat në “Community Shield” i shënuan

Besnik Batusha

Arsenali e ka nisur edicionin me trofe të fituar. 

Kampioni i Premier Leagues të dielën fitoi në  ndeshjen për Superkupën e Anglisë. E mposhti bindshëm, 3:0, Manchester Cityn, fituesit të Kupës FA. 

“Topçinjtë” e dominuan ndeshjen e zhvilluar në “Principality Stadium” të Cardiffit dhe shtuan një tjetër trofe në koleksion.

Golat në “Community Shield” i shënuan Ricardo Calafiori dhe Kai Havertz në pjesën e parë. Calafiori realizoi pas 23 sekondash lojë, ndërsa Havertzi në minutën e 28-të. 

Golin për 3:0 e realizoi kapiteni Martin Odegaard, tre minuta pasi nisi pjesa e dytë. 

Manchester City për herë të parë në ndeshje zyrtare u udhëhoq nga tekniku italian, Enzo Maresca. Maresca në postin e trajnerit e zëvendësoi Pep Guardiolan, i cili u largua nga City me 20 trofe të fituar në dhjetë vjet.

Për Arsenalin e trajnerit Mikel Arteta ishte trofeu i 14-të i Superkupës angleze.

ArsenaliCity

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions