Sport Ndërkombëtar

E nisi sezonin me këmbë të mbarë, Amir Rrahmani pjesë e formacionit të javës në Serie A

E nisi sezonin me këmbë të mbarë, Amir Rrahmani pjesë e formacionit të javës në Serie A

Amir Rrahmani e ka nisur sezonin e ri në Serie A me këmbë të mbarë. Futbollisti kosovar ishte stabil dhe i pakalueshëm në fitoren e Napolit ndaj Genoas në kuadër të xhiros së parë të sezonit të ri në Serie A. Golat e vonshëm të Kevin de Bruyne dhe Antonio Vergara ia siguruan fitoren me

Besnik Batusha

Amir Rrahmani e ka nisur sezonin e ri në Serie A me këmbë të mbarë.

Futbollisti kosovar ishte stabil dhe i pakalueshëm në fitoren e Napolit ndaj Genoas në kuadër të xhiros së parë të sezonit të ri në Serie A.

Golat e vonshëm të Kevin de Bruyne dhe Antonio Vergara ia siguruan fitoren me rezultat 2:0 ekipit napolitan.

Por, merita për këtë fitore ka padyshim edhe siguria e Rrahmanit.

Dhe, kjo paraqitje i është shpërblyer përfaqësuesit kosovar, i cili është përfshirë në formacionin ideal të javës në Serie A nga faqja e specializuar për vlerësimin e futbollistëve, Sofascore.

Rrahmani u vlerësua me notën 8.2, ndërsa e gjen veten në zemër të mbrojtjes së bashku me Bremer të Juventusit.

Një fillim i mbarë për Rrahmanin, i cili po kalon momente magjike, si brenda ashtu edhe jashtë fushës së blertë.

Së fundmi, kapiteni i Kombëtares së Kosovës u martua me bukuroshen Drita Stublla.

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions