Sport Ndërkombëtar

Edon Zhegrova rrethohet nga tifozët, intervenon sigurimi në fushë

Edon Zhegrova rrethohet nga tifozët, intervenon sigurimi në fushë

Edon Zhegrova është përballur me një situatë të papritur pas përfundimit të ndeshjes së Juventusit ndaj ekipit U23. Ylli kosovar ishte pjesë e fitores 2-0 të “Zonjës së Vjetër”, ndërsa pas përfundimit të takimit fusha u mbush me tifozë. Zhegrova po largohej drejt dhomave të zhveshjes së bashku me bashkëlojtarët kur disa prej tyre iu

Besnik Batusha

Edon Zhegrova është përballur me një situatë të papritur pas përfundimit të ndeshjes së Juventusit ndaj ekipit U23.

Ylli kosovar ishte pjesë e fitores 2-0 të “Zonjës së Vjetër”, ndërsa pas përfundimit të takimit fusha u mbush me tifozë.

Zhegrova po largohej drejt dhomave të zhveshjes së bashku me bashkëlojtarët kur disa prej tyre iu afruan dhe tentuan t’ia merrnin fanellën.

Për shkak të grumbullimit të madh rreth futbollistit, sigurimi u detyrua të ndërhynte dhe ta shoqëronte atë jashtë turmës.

Pamjet e momentit janë publikuar në rrjetet sociale dhe kanë marrë vëmendje të madhe.

Edon ZhegrovaJuventus

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions