Sport Ndërkombëtar

FIFA publikon pamjet e finales nga kamera e gjyqtarit Vinçiq

FIFA publikon pamjet e finales nga kamera e gjyqtarit Vinçiq

Slloveni Slavko Vinçiq e arriti kulmin e karrierës së tij në këtë verë, pasi ishte gjyqtar kryesor i ndeshjes finale të Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës. Botërori i këtij viti u organizua në Kanada, Meksikë dhe SHBA, ndërsa Spanja triumfoi 1:0 në New Jersey. Golin e fitores e shënoi Ferran Torres, në vazhdime.

Besnik Batusha

Slloveni Slavko Vinçiq e arriti kulmin e karrierës së tij në këtë verë, pasi ishte gjyqtar kryesor i ndeshjes finale të Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës. 

Botërori i këtij viti u organizua në Kanada, Meksikë dhe SHBA, ndërsa Spanja triumfoi 1:0 në New Jersey. 

Golin e fitores e shënoi Ferran Torres, në vazhdime. 

Ndeshja ishte e tensionuar ndërsa u dha edhe një karton i kuq për mesfushorin e Argjentinës, Enzo Fernandezin. 

Pas afro një muaji, FIFA ka publikuar pamjet nga kamera e gjyqtarit 46-vjeçar nga Maribori. 

Pamjet e publikuara janë afro pesë minuta të gjata, ndërsa janë paraqitur disa skena të ndeshjes finale.

Ka momente kur Vinçiq flet me Lionel Messin dhe i kërkon që ta qetësojë Leandro Paredesin, i cili ishte i ndëshkuar me karton të verdhë. Ka edhe pamje të gjyqtarit me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, por edhe skena me yllin spanjoll, Dani Olmon. 

Olmo pas ndeshjes shihet e dëgjohet duke e përgëzuar gjyqtarin slloven për paraqitje në finale dhe duke i uruar më të mirën. Ndërkohë, Vinçiqi i tregon spanjollit se pas finales do të pensionohet nga karriera aktive si gjyqtar.

VIDEO:

🤯🇦🇷🇪🇸 La FIFA publica el POV del árbitro en la final del Mundial entre Argentina y España.

Cámaras, conversaciones y jugadas vistas literalmente desde dentro del campo. 🎥⚽

Nunca habíamos vivido una final del mundo así. pic.twitter.com/xKcG2SW3CO

— 120 ZONE | Football (@120zone) August 14, 2026

ArgjentinaFIFASpanja

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions