Sporte Tjera

Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare

Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare

Në Taranto të Italisë po mbahet Ceremonia Hapëse e Lojërave Mesdhetare. Tashmë kanë parakaluar edhe delegacionet e vendeve pjesëmarrëse. Kanë parakaluar edhe sportistët kosovarë. Flamurin e Kosovës e kanë mbajtur boksierja Donjeta Sadiku dhe taekwondisti Bleron Ademi. Kosova në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” merr pjesë me plot 163 sportistë. Është numri bindshëm më i madh

Besnik Batusha

Në Taranto të Italisë po mbahet Ceremonia Hapëse e Lojërave Mesdhetare.

Tashmë kanë parakaluar edhe delegacionet e vendeve pjesëmarrëse. Kanë parakaluar edhe sportistët kosovarë. 

Flamurin e Kosovës e kanë mbajtur boksierja Donjeta Sadiku dhe taekwondisti Bleron Ademi.

Kosova në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” merr pjesë me plot 163 sportistë. 

Është numri bindshëm më i madh i sportistëve pjesëmarrës nga Kosova deri më tani. 

Për herë të parë Kosova merr pjesë edhe në sporte ekipore si futbolli, hendbolli, volejbolli dhe basketbolli 3×3.

Në dy pjesëmarrjet e kaluara, Kosova ka fituar dhjetë medalje. Nëntë prej tyre janë fituar në xhudo e një në boks.

KosovaTaranto

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare