Sport Ndërkombëtar

Liverpooli eviton humbjen me gol në minutën e 99-të

Liverpooli eviton humbjen me gol në minutën e 99-të

Liverpooli ishte duke pësuar 1:0 e 2:1, por në fund ia doli të marr një pikë në ndeshjen ndaj Newcastle Unitedit. Të dielën pasdite, në kuadër të xhiros së parë të Premier Leagues, Newcastle Unitedi dhe Liverpooli luajtën 2:2. “Të kuqtë” e shënuan golin për 2:2 në minutën e 99-të. Dominik Szoboszlai shënoi nga pika

Besnik Batusha

Liverpooli ishte duke pësuar 1:0 e 2:1, por në fund ia doli të marr një pikë në ndeshjen ndaj Newcastle Unitedit.

Të dielën pasdite, në kuadër të xhiros së parë të Premier Leagues, Newcastle Unitedi dhe Liverpooli luajtën 2:2. 

“Të kuqtë” e shënuan golin për 2:2 në minutën e 99-të. Dominik Szoboszlai shënoi nga pika e bardhë. Penalltia u shkaktua për ndërhyrje të palejuar në Lewis Koumas. 

Anthony Elanga shënoi që në minutën e pestë për 1:0 në të mirë të Newcastlet.

Cody Gakpo shënoi për 1:1 në minutën e 55-të. Por vetëm dy minuta më pas, Joe Willock ktheu epërsinë e Newcasltet kur shënoi për 2:1. 

Dhe fare në fund, Liverpooli shënoi për barazim dhe festë të madhe. 

Të dy skuadrat nisën periudha me trajner të rinj. Trajner i ri i Newcastle Unitedit është gjermani Matthias Jaissle. Ndërkohë spanjolli Andoni Iraola është trajner i Liverpoolit.

LiverpooliNewcastle

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions