Sport Ndërkombëtar

Mourinho: Në Realin tim s’do zinte vend asnjë futbollist i Barcelonës

Mourinho: Në Realin tim s’do zinte vend asnjë futbollist i Barcelonës

Jose Mourinho ka thënë se te Reali ka krijuar një skuadër të fuqishme. Trajneri portugez ka lavduar skuadrën e Barçës por ka thënë se asnjë lojtar i tyre te Reali s’do zinte vend. ” A më pëlqen Barça e Flick? Po, më pëlqen loja e tyre, Flick, Deco dhe lojtarët që kanë. Yamal? Është i

Besnik Batusha

Jose Mourinho ka thënë se te Reali ka krijuar një skuadër të fuqishme. Trajneri portugez ka lavduar skuadrën e Barçës por ka thënë se asnjë lojtar i tyre te Reali s’do zinte vend.

” A më pëlqen Barça e Flick? Po, më pëlqen loja e tyre, Flick, Deco dhe lojtarët që kanë. Yamal? Është i ri dhe lojtar i madh, por në skuadrën time s’ka vend për asnjë. Kam djemtë e mi që janë më të mirët” ka thënë Mou.

I pyetur për “armatën” madrilene, Mourinho ka bërë disa analiza interesante.

“Më pëlqen Guler dhe mund të bëhet si Modric apo Bernardo. Bernardo Silva është një lojtar i Pep Guardiolës, i cili e pëlqente shumë dhe ai gjithmonë ka luajtur me lojtarët më të mirë. Diomande? Lojtar si ai nuk i gjen lehtë, e doja pavarësisht çmimit, edhe pse e vërteta është që kur erdha nuk kërkova asnjë” ka thënë ai.

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions