Sport Ndërkombëtar

Muriqi shënon gol dhe ndihmon Fenerbahçen të rikthehet në Ligën e Kampionëve

Muriqi shënon gol dhe ndihmon Fenerbahçen të rikthehet në Ligën e Kampionëve

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka qenë protagonist në fitoren e Fenerbahçes dhe kthimin e ekipit nga Stambolli në Ligën e Kampionëve, pas një kohe të gjatë. Muriqi ka shënuar golin e parë evropian në përballjen që skuadra e tij e ka fituar ndaj Lyonit të Francës, duke avancuar tutje në fazën e

Besnik Batusha

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka qenë protagonist në fitoren e Fenerbahçes dhe kthimin e ekipit nga Stambolli në Ligën e Kampionëve, pas një kohe të gjatë.

Muriqi ka shënuar golin e parë evropian në përballjen që skuadra e tij e ka fituar ndaj Lyonit të Francës, duke avancuar tutje në fazën e ligës më prestigjioze në futboll.

Pas barazimit 1:1 në Stamboll, Fenerbahçe ka fituar 2:1 në ndeshjen e dytë në Lyon.

Muriqi shënoi për 1:0 në minutën e 24-t.

Menjëherë në minutën e 28-të për 2:0 në të mirë të Fenerbahçes realizoi Archie Broën.

Malick Fofana ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 61-të.

Muriqi luajti deri në minutën e 80-të, ku është zëvendëduar nga Romelu Lukaku.

FenerbahçeMuriqi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions