Sport Ndërkombëtar

PSG-ja prezanton Torresin

PSG-ja prezanton Torresin

Paris Saint-Germaini e ka prezantuar të shtunën sulmuesin Ferran Torres, shënuesin e golit që ia siguroi Spanjës triumfin në Kupën e Botës. Torres është transferuar nga Barcelona për 50 milionë euro, ndërsa ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2031. “Jam i kënaqur që e nis aventurën në një klub ambicioz si Paris Saint-Germaini”, ka deklaruar

Besnik Batusha

Paris Saint-Germaini e ka prezantuar të shtunën sulmuesin Ferran Torres, shënuesin e golit që ia siguroi Spanjës triumfin në Kupën e Botës.

Torres është transferuar nga Barcelona për 50 milionë euro, ndërsa ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2031. 

“Jam i kënaqur që e nis aventurën në një klub ambicioz si Paris Saint-Germaini”, ka deklaruar 26-vjeçari Torres pas prezantimit. 

Torresi realizoi në vazhdime për Spanjën në finalen e Botërorit ndaj Argjentinës. Me Spanjën i ka 25 gola në 65 paraqitje. 

Ai e mbylli sezonin me Barcelonën me 21 gola e tri asistime, në 49 paraqitje në të gjitha garat. Sulmuesi spanjoll me Barçën e fitoi titullin në La Liga. 

Barcelonës i ishte bashkuar në vitin 2022 pas një periudhe të shkurtër te Manchester City.

Feran TorresPSG

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions