Sport Ndërkombëtar

Rashica refuzon ofertën për ndërprerje të kontratës

Rashica refuzon ofertën për ndërprerje të kontratës

Milot Rashica nuk ka pranuar ofertën e Beshiktashit për ndërprerje të kontratës. “Beshiktashi po vazhdon përpjekjet për t’u ndarë nga lojtarët që nuk llogarit. Menaxhmenti ka përshpejtuar negociatat për ta ndërprerë kontratën e Milot Rashicës. Megjithatë, është raportuar se futbollisti kosovar dhe agjenti i tij ende nuk i janë përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese”, shkruan mediumi

Besnik Batusha

Milot Rashica nuk ka pranuar ofertën e Beshiktashit për ndërprerje të kontratës.

“Beshiktashi po vazhdon përpjekjet për t’u ndarë nga lojtarët që nuk llogarit. Menaxhmenti ka përshpejtuar negociatat për ta ndërprerë kontratën e Milot Rashicës. Megjithatë, është raportuar se futbollisti kosovar dhe agjenti i tij ende nuk i janë përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese”, shkruan mediumi turk “Medya Siyah Beyaz”.

Rashica me Beshkitashin ka edhe një vit kontratë. Raportohet se paga vjetore e futbollistit të Kosovës është afërsisht 2.5 milionë euro dhe ai nuk është i interesuar ta ndërpresë kontratën e tij aktuale. 

Është bërë e ditur se disa klube në Evropë kanë shprehur interesim për Rashicën, por paga e tij e lartë po e vështirëson procesin e lëvizjes.

Rashica nuk u përfshi në ekipin e Beshiktashit për ndeshjen ndaj Çorumit të hënën.

BeshiktashRashica

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions