Sport Ndërkombëtar

Anglia reagon pas humbjes nga Spanja, mposht Çekinë

Anglia reagon pas humbjes nga Spanja, mposht Çekinë

Për të dytën ndeshje rresht, Anthony Gordon e Harry Kane shënuan gola për Anglinë. Por për dallim nga ndeshja me Spanjën, në të cilën golat e Gordonit dhe Kanet nuk mjaftuan, të martën mbrëma ata shënuan për fitore. Anglia fitoi 2:0 ndaj Çekisë në Pragë, në ndeshjen e dytë të Grupit A3 të Ligës së

Besnik Batusha

Për të dytën ndeshje rresht, Anthony Gordon e Harry Kane shënuan gola për Anglinë. Por për dallim nga ndeshja me Spanjën, në të cilën golat e Gordonit dhe Kanet nuk mjaftuan, të martën mbrëma ata shënuan për fitore.

Anglia fitoi 2:0 ndaj Çekisë në Pragë, në ndeshjen e dytë të Grupit A3 të Ligës së Kombeve. Anglezët reaguan pas disfatës 3:2 që e pësuan nga Spanja në “Wembley” tri netë më parë. 

Gordon shënoi për 1:0 në minutën e 47-të, ndërsa kapiteni Kane realizoi golin e dytë në minutën e 69-të. 

Çekia luajti me një lojtar më pak në fushë prej minutës së 25-të. Pavel Shulc u ndëshkua me të kuq. Çekia kishte pësuar në shtëpi edhe nga Kroacia, 2:1. 

Më 3 tetor, Anglia luan në Rijekë ndaj Kroacisë, ndërsa Çekia udhëton për në Oviedo ku përballet me Spanjën.

AngliaÇekia

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions