Sport Ndërkombëtar

E jashtëzakonshme, Amedspori i Hasit, Krasniqit dhe Dellovës bëhet lider i Superligës

E jashtëzakonshme, Amedspori i Hasit, Krasniqit dhe Dellovës bëhet lider i Superligës

Ekipi i drejtuar nga Besnik Hasi, Amedspori, është lider i ri në Superligën e Turqisë. Amedspori të dielën në kuadër të javës së gjashtë e mposhti Beshiktashin në shtëpi me rezultatin 3:2. Me këtë fitore, Amedspori del në pozitën e parë me 13 pikë. 13 pikë i ka edhe Galatasaray në pozitën e dytë. Beshiktashi

Besnik Batusha

Ekipi i drejtuar nga Besnik Hasi, Amedspori, është lider i ri në Superligën e Turqisë. 

Amedspori të dielën në kuadër të javës së gjashtë e mposhti Beshiktashin në shtëpi me rezultatin 3:2. 

Me këtë fitore, Amedspori del në pozitën e parë me 13 pikë. 13 pikë i ka edhe Galatasaray në pozitën e dytë. 

Beshiktashi ka 12 pikë në vendin e tretë. 

Tek Amedspori ndeshjen e kompletuan dy futbollistët e Kosovës, Ermal Krasniqi dhe Lumbardh Dellova. 

Te Beshiktashi në minutën e 71-të u inkuadrua Milot Rashica. Ai nuk ishte paraqitur në katër ndeshjet e kaluara të Beshiktashit.  

Golat për Amedsporin i realizuan Gift Orban, Dia Saba dhe Furkan Soyalp. 

Për Beshiktashin shënuan Dushan Vlahoviq dhe Orkun Kokçu.

AmedsporiSuperliga

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions