Sport Ndërkombëtar

Fitore dramatike e Interit në derbin ndaj Napolit

Fitore dramatike e Interit në derbin ndaj Napolit

Plot pesë gola u shënuan në pjesën e dytë në derbin ndaj Interit dhe Napolit. Interi të shtunën mbrëma shënoi fitore dramatike ndaj Napolit me përmbysje të rezultatit 3:2. Ndeshja i takoi xhiros së tretë të Serie A. Matteo Politano e kaloi në epërsi Napolin në minutën e 50-të. Tre minuta më pas, Rasmus Hojlund,

Besnik Batusha

Plot pesë gola u shënuan në pjesën e dytë në derbin ndaj Interit dhe Napolit. Interi të shtunën mbrëma shënoi fitore dramatike ndaj Napolit me përmbysje të rezultatit 3:2. 

Ndeshja i takoi xhiros së tretë të Serie A. 

Matteo Politano e kaloi në epërsi Napolin në minutën e 50-të. 

Tre minuta më pas, Rasmus Hojlund, i dyfishoi shifrat. 

Interi e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 56-të me golin që e realizoi Lautaro Martinez. 

Rezultatin në 2:2 e barazoi Marcus Thuram në minutën e 82-të. 

Ishte kapiteni Martinez që e shënoi golin e fitores 3:2 në minutën e 91-të. 

Te Napoli ndeshjen e kompletoi kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. 

Për “Nerazurrët” është fitorja e tretë radhazi. 

Ndërkohë për napolitanët ishte disfata e dytë radhazi. Ka edhe një fitore.

InteriNapoli

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions