Sport Ndërkombëtar

Mbyllet pa fitues derbi i madh i Italisë

Mbyllet pa fitues derbi i madh i Italisë

Federico Gatti ia ka siguruar një pikë Juventusit në derbin e madh italian kundër Milanit. Gatti u inkuadrua së bashku me Edon Zhegrovën te Juventusi në minutën e 88-të, ndërsa shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 92-të. Derbi i javës së tretë të Serie A ndërmjet Juventusit dhe Milanit u zhvillua të dielën.

Besnik Batusha

Federico Gatti ia ka siguruar një pikë Juventusit në derbin e madh italian kundër Milanit.

Gatti u inkuadrua së bashku me Edon Zhegrovën te Juventusi në minutën e 88-të, ndërsa shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 92-të.

Derbi i javës së tretë të Serie A ndërmjet Juventusit dhe Milanit u zhvillua të dielën.

Milani ishte i pari që kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Alphadjo Cisse në minutën e 68-të, shtatë minuta pasi u inkuadrua në fushë.

Por Juventusi falë Gattit fitoi një pikë me gol të minutave shtesë. Te Milani nga minuta e 92-të luajti Ardon Jashari.

Milani dhe Juventusi kanë nga shtatë pikë.

JuventusMilan

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions