Sport Ndërkombëtar

Real Madridi fiton top-ndeshjen me Interin

Real Madridi fiton top-ndeshjen me Interin

Dy gabime në mbrojtje ia kanë mohuar pikët Interit në “Santiago Bernabeu”, me gjithë paraqitjen e mirë. Të martën mbrëma, në ndeshjen kryesore të xhiros së parë të Ligës së Kampionëve, Real Madridi fitoi 2:1 ndaj Interit. Kampioni italian nisi furishëm ndeshjen. Por kur pritej që Interi të shënonte, këtë e bëri Real Madridi. Kylian

Besnik Batusha

Dy gabime në mbrojtje ia kanë mohuar pikët Interit në “Santiago Bernabeu”, me gjithë paraqitjen e mirë. Të martën mbrëma, në ndeshjen kryesore të xhiros së parë të Ligës së Kampionëve, Real Madridi fitoi 2:1 ndaj Interit. 

Kampioni italian nisi furishëm ndeshjen. Por kur pritej që Interi të shënonte, këtë e bëri Real Madridi.

Kylian Mbappe shënoi për 1:0 në minutën e 14-të, pas një gabimi në mbrojtjen italiane. Nuk vonoi shumë dhe gabimin e portierit të Interit në gol e shndërroi Federico Valverde. Ai realizoi në minutën e 23-të për 2:0.

Shifrat nuk ndryshuan më në pjesën e parë.

Interi kërkoi të kthehej në lojë në pjesën e dytë, por rastet i kishin edhe vendasit. Carlos Augusto shënoi në minutën e 77-të për 2:1. Megjithatë kjo ishte e tëra që bëri Interi, falë edhe formës së lartë të portierit të Real Madridit, Thibaut Courtois. 

Me gjithë humbjen, paraqitja e Interit u vlerësua. Ndërkohë Real Madridi ka dëshmuar pse është skuadër e “specializuar” për Champions. Mori pikët e plota, ndonëse nuk shkëlqeu në fushë.

InteriMadridi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions