Sport Ndërkombëtar

Shqipëria fiton dhe bëhet lidere e grupit

Shqipëria fiton dhe bëhet lidere e grupit

Ashtu siç pritej, Shqipëria ka dominuar ndaj San Marinos. Shqipëria e mposhti 3:0 San Marinon, të martën mbrëma në Serravalle. Ndeshja San Marino – Shqipëria i takon Grupit C1 të Ligës së Kombeve. Me fitore, Shqipëria është bërë lidere e grupit me gjashtë pikë. Golin e epërsisë 1:0 për kuqezinjtë e shënoi Anis Mehmeti. Për

Besnik Batusha

Ashtu siç pritej, Shqipëria ka dominuar ndaj San Marinos.

Shqipëria e mposhti 3:0 San Marinon, të martën mbrëma në Serravalle.

Ndeshja San Marino – Shqipëria i takon Grupit C1 të Ligës së Kombeve.

Me fitore, Shqipëria është bërë lidere e grupit me gjashtë pikë.

Golin e epërsisë 1:0 për kuqezinjtë e shënoi Anis Mehmeti. Për Mehmetin ishte goli i parë me fanellën e Shqipërisë.

Ai realizoi nga afërsia golin e epërsisë në minutën e 21-të me asistim të Rey Manajt.

Gjashtë minuta më vonë, kuqezinjtë e realizuan edhe golin e dytë.

Golin për 2:0 e shënoi Myrto Uzuni.

Asistuesi i golit të parë, Manaj, e shënoi golin e tretë për Shqipërinë.

Golin për 3:0, Manaj si kapiten e shënoi në minutën e 65-të.

Shqipëria e mposhti edhe Bjellorusinë të shtunën e kaluar me shifrat 2:0.

Në këtë grumbullim të gjatë, Shqipëria i luan edhe dy ndeshje.

Të dielën luan në udhëtim ndaj Finlandës, kurse tri ditë më vonë luan sërish me San Marinon në Tiranë.

Shqipëria

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions