Sport Ndërkombëtar

Ajeti e Bislimi, pjesë e klubit pa humbje për 5 muaj

Ajeti e Bislimi, pjesë e klubit pa humbje për 5 muaj

Me fitoren 5:2 në udhëtim te Getafe të enjten mbrëma në xhiron e dytë të Ligës së Konferencës, Lugano regjistroi ndeshjen e 22-të pa humbje. Sukses historik i skuadrës zvicerane, pjesë e së cilës janë edhe Albian Ajeti, Uran Bislimi e Ezgjan Alioski. Ajeti e Bislimi shënuan në fitoren e thellë të helvetikëve. Sulmuesi Ajeti

Besnik Batusha

Me fitoren 5:2 në udhëtim te Getafe të enjten mbrëma në xhiron e dytë të Ligës së Konferencës, Lugano regjistroi ndeshjen e 22-të pa humbje. 

Sukses historik i skuadrës zvicerane, pjesë e së cilës janë edhe Albian Ajeti, Uran Bislimi e Ezgjan Alioski. 

Ajeti e Bislimi shënuan në fitoren e thellë të helvetikëve. Sulmuesi Ajeti që u huazua nga Baseli realizoi dy herë, kurse mesfushori Bislimi realizoi një tjetër gol. 

Ecuria pozitive e 22 ndeshjeve pa humbje ka nisur para afro pesë muajsh. Në këtë sezon, Lugano i ka 20 ndeshje pa humbje, ndërsa dy të tjera i takojnë sezonit të shkuar. 

Humbjen e fundit, Lugano e pësoi më 10 maj. St. Galleni e kishte mposhtur 2:1 në xhiron e 36-të të Superligës. 

Lugano të dielën luan në udhëtim te Thuni, që është kampion në fuqi i Zvicrës. 

Thuni nuk po kalon formë të mirë, ndërsa Lugano është lider në Superligën zvicerane.

Albian AjetiUran Bislimi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions