Sport Ndërkombëtar

Amedspori i kosovarëve fiton me përmbysje ndaj Samsunsporit, bëhet lider i Superligës turke

Amedspori i kosovarëve fiton me përmbysje ndaj Samsunsporit, bëhet lider i Superligës turke

Amedspori që drejtohet nga trajneri gjakovar, Besnik Hasi e ka mposhtur Samsunsporin me përmbysje të rezultatit 2:1. Ndeshja i takoi xhiros së nëntë të Superligës së Turqisë. Logi Tomasson e kaloi në epërsi Samsunsporin në minutën e 21-të. Amedspori i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 73-të me golin që e realizoi Gift Orban.

Besnik Batusha

Amedspori që drejtohet nga trajneri gjakovar, Besnik Hasi e ka mposhtur Samsunsporin me përmbysje të rezultatit 2:1.

Ndeshja i takoi xhiros së nëntë të Superligës së Turqisë. 

Logi Tomasson e kaloi në epërsi Samsunsporin në minutën e 21-të. 

Amedspori i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 73-të me golin që e realizoi Gift Orban. 

Ndërsa golin e fitores 2:1 e realizoi Dia Saba në minutën e 84-t. 

Lumbardh Dellova e kompletoi ndeshjen tek Amedspori, kurse bashkëlojtari i tij, Ermal Krasniqi luajti deri në minutën e 75-të. Dellova ishte më i miri në fushë, por edhe Krasniqi u vlerësua lartë.

Amedspori ka 20 pikë dhe është lider në tabelë.

Amedspori

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions