Sport Ndërkombëtar

Bayerni e Arsenali barazojnë në ndeshjen kryesore të mbrëmjes

Bayerni e Arsenali barazojnë në ndeshjen kryesore të mbrëmjes

Bayerni e Arsenali ishin në epërsi, por në fund është dashur të kënaqen me nga një pikë. Të mërkurën mbrëma në Mynih, Bayerni e Arsenali barazuan 2:2 në njërin prej derbive të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve. Eberechi Eze e kaloi në epërsi 1:0 Arsenalin në minutën e 25-të. Dhjetë minuta më vonë,

Besnik Batusha

Bayerni e Arsenali ishin në epërsi, por në fund është dashur të kënaqen me nga një pikë. Të mërkurën mbrëma në Mynih, Bayerni e Arsenali barazuan 2:2 në njërin prej derbive të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.

Eberechi Eze e kaloi në epërsi 1:0 Arsenalin në minutën e 25-të. Dhjetë minuta më vonë, Alphonso Davies shënoi për 1:1, me asistim të Harry Kane. Me rezultatin 1:1 përfundoi pjesa e parë.
Kane kaloi në epërsi 2:1 Bayernin me golin e shënuar nga penalltia në minutën e 61-të. Penalltia u shkaktua për lojë me dorë, pas një goditje të sulmuesit anglez. 

Por “topçinjtë” nuk u dorëzuan. Dhe në minutën e 82-të, Declan Rice shënoi për 2:2, me asistim të Viktor Gyokeres.

Për Bayernin është barazimi i dytë, ndërsa e ka edhe një fitore. Ndërkohë Arsenali barazoi për herë të parë, pas dy fitoreve.

ArsenaliBayerni

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions