Sport Ndërkombëtar

“Derby della Madonnina” i takon Milanit

“Derby della Madonnina” i takon Milanit

“Derby della Madonnina” i ka takuar skuadrës së Milanit. Milani të shtunën mbrëma e mposhti Interin me rezultatin 3:1, në ndeshjen kryesore të xhiros së dhjetë të Serie A. Milani, me këtë fitore, i ka shkaktuar Interit humbjen e parë të edicionit. Të katër golat e takimit u shënuan që në pjesën e parë. Christian

Besnik Batusha

“Derby della Madonnina” i ka takuar skuadrës së Milanit. 

Milani të shtunën mbrëma e mposhti Interin me rezultatin 3:1, në ndeshjen kryesore të xhiros së dhjetë të Serie A. 

Milani, me këtë fitore, i ka shkaktuar Interit humbjen e parë të edicionit. 

Të katër golat e takimit u shënuan që në pjesën e parë. 

Christian Pulisic e kaloi në epërsi Milanin në minutën e katërt. Gjashtë minuta më pas, Adrien Rabiot, i dyfishoi shifrat. 

Interi në minutën e 22-të e ngushtoi rezultatin në 2:1 me golin që e shënoi Alessandro Bastoni. 

E për 3:1 shënoi Diego Moreira në minutën e 43-të. Mesfushori belg realizoi supergol nga goditja e dënimit. 

Ardon Jashari u paraqit nga minuta e 83-të te “kuqezinjtë”. 

Interi është i dyti me 25 pikë, aq sa ka Lazio që prinë. Milani ka katër pikë më pak që po ashtu është lartë në tabelë.

Derby della Madonnina

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions