Sport Ndërkombëtar

Interi fiton me dy autogola

Interi fiton me dy autogola

Dy autogola shënuan futbollistët e Venezias të mërkurën mbrëma në xhiron e nëntë të Serie A të Italisë. Matias Moreno dhe Akor Adams realizuan brenda tre minutash, përkatësisht në minutën e 79-të dhe të 82-të, për fitoren e kampionit në fuqi të Italisë. Venezias në pjesën e parë iu anulua një gol për pozitë jashtë

Besnik Batusha

Dy autogola shënuan futbollistët e Venezias të mërkurën mbrëma në xhiron e nëntë të Serie A të Italisë. 

Matias Moreno dhe Akor Adams realizuan brenda tre minutash, përkatësisht në minutën e 79-të dhe të 82-të, për fitoren e kampionit në fuqi të Italisë. 

Venezias në pjesën e parë iu anulua një gol për pozitë jashtë loje.

Sulmuesit të Kosovës, Albion Rrahmanit, nuk iu dha rasti te vendësit.  

Interi kthehet në pozitën e parë me 25 pikë, sa ka edhe Lazio por me goldallim më të dobët. 
Venezia e fundit i ka vetëm tri pikë. 

Në ndeshjen tjetër, Parma barazoi pa gola me Udinesen. Mërgim Vojvoda luajti tek Udinese prej minutës së 63-të.

InteriVenezia

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions