Sport Ndërkombëtar

Jep dorëheqje trajneri i Fenerbahçes

Jep dorëheqje trajneri i Fenerbahçes

Trajneri Ismail Kartal ka dhënë dorëheqje nga Fenerbahçe. Lajmin e ka bërë të ditur klubi turk të martën mbrëma, një ditë pasi Fenerbahçe e humbi derbin nga Galatasaray me rezultat 2:1. Në disfatën e pësuar të hënën, nga minuta e 82-të luajti edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi. “Trajneri ynë kryesor, Ismail Kartal, ka informuar

Besnik Batusha

Trajneri Ismail Kartal ka dhënë dorëheqje nga Fenerbahçe.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi turk të martën mbrëma, një ditë pasi Fenerbahçe e humbi derbin nga Galatasaray me rezultat 2:1.

Në disfatën e pësuar të hënën, nga minuta e 82-të luajti edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

“Trajneri ynë kryesor, Ismail Kartal, ka informuar menaxhmentin tonë për vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen dhe, pas diskutimeve, ky vendim është vlerësuar me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë. E falënderojmë Ismail Kartalin për përpjekjet, përkushtimin dhe angazhimin e tij ndaj Fenerbahçes. I urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme”, shkruan në njoftimin e Fenerbahçes.

Kartal e lë Fenerin në vendin e pestë me 16 pikë, gjashtë më pak se Galatasaray që zë vendin e parë.

FenerbahçeIsmail Kartal

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions