Sport Ndërkombëtar

Juventusi mposht Leccen, Zhegrova nuk luan

Juventusi mposht Leccen, Zhegrova nuk luan

Edon Zhegrova nuk luajti të dielën për Juventusin në Serie A, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së tetë kur “zonja e vjetër” triumfoi në udhëtim te Lecce. Juventusi fitoi 2:0, ndërsa dy golat i realizoi në pjesën e parë. Weston McKennie shënoi për 1:0 në minutën e 29-të, kurse Douglas Luiz e vendosi sfidën

Besnik Batusha

Edon Zhegrova nuk luajti të dielën për Juventusin në Serie A, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së tetë kur “zonja e vjetër” triumfoi në udhëtim te Lecce. 

Juventusi fitoi 2:0, ndërsa dy golat i realizoi në pjesën e parë. 

Weston McKennie shënoi për 1:0 në minutën e 29-të, kurse Douglas Luiz e vendosi sfidën me golin e minutës së 41-të. 

Mbrojtësi Kialonda Gaspar i vendësve u përjashtua nga loja në minutën e 94-t. 

Medon Berisha nuk luajti te Lecce për shkak të lëndimit që e ka lënë jashtë për kohë të gjatë. 

Juventusi me fitore ngjitet në vendin e shtatë me 14 pikë, sa ka edhe Frosinone në pozitën e gjashtë. 

Lecce mbetet me nëntë pikë.

JuventusiZhegrova

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions