Sporte Tjera

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Kurti: Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” edhe në qytetet tjera, kështu e fituam organizimin

Komiteti Organizativ i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” ka mbajtur të premten takimin e radhës ku u diskutua për vazhdimin e përgatitjeve. Kryeministri Albin Kurti ka shkruar se “Prishtina 2030” do të mbahet në disa qytete, përfshirë Pejën, Gjakovën, Prizrenin, Drenasin dhe Skënderajn, bashkë me komunat e tjera. Të pranishëm në takim ishin edhe ministri i

Besnik Batusha

Komiteti Organizativ i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” ka mbajtur të premten takimin e radhës ku u diskutua për vazhdimin e përgatitjeve. Kryeministri Albin Kurti ka shkruar se “Prishtina 2030” do të mbahet në disa qytete, përfshirë Pejën, Gjakovën, Prizrenin, Drenasin dhe Skënderajn, bashkë me komunat e tjera. 

Të pranishëm në takim ishin edhe ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe ai i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.  

Kryeministri Kurti tha se investimet janë duke vazhduar në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë, palestrën “Sezai Surroi” në Prizren dhe atë “Shani Nushi” në Gjakovë. 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, javë më parë ngriti shqetësimin se Kosova mund ta humb të drejtën e organizimit të këtyre Lojërave, për shkak të mospërmbushjes së obligimeve financiare nga Qeveria. 

Por Kurti ka thënë se puna do të kryhet me ritëm të shtuar. 

Prej projekteve prioritare ka përmendur Qendrën e Studentëve që do të shërbejë si Fshat i Sportistëve, Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Qendrën Akuatike dhe Qendrën Nacionale të Tenisit. 

Njëri prej kushteve për organizimin e Lojërave Mesdhetare është “Stadiumi Nacional”, me kapacitet prej të paktën 20 mijë ulëseve. 

Kryeministri i Kosovës theksoi se po shqyrtohet mundësia e shfrytëzimit të stadiumit “Fadil Vokrri”, me siç shkroi ai “kapacitet të shtuar”. 

Priten të tjera takime të përbashkëta për prezantimin e hapave të mëtejmë në përgatitjet për “Prishtina 2030”.

KurtiLojërat MesdhetarePrishtina 2030

Mëshumë nga Sporte Tjera

Të gjitha →
Sporte Tjera

Knicks shkatërrojnë Bucks, Milwaukee pëson humbjen e shtatë radhazi

Sporte Tjera

Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

Sporte Tjera

Kurti për të artën e Donjetës pasi mposhti ruso-serben: Lajm i jashtëzakonshëm nga Lojërat Mesdhetare

Sporte Tjera

Donjeta e artë me “dy goditje” – mposht rusen që përfaqësonte Serbinë