Sport Ndërkombëtar

Mbappe hesht Barcelonën, klasikja i takon Real Madridit

Mbappe hesht Barcelonën, klasikja i takon Real Madridit

Kylian Mbappe ka vendosur “El Clasicon” e parë të edicionit në La Liga. Ylli francez shënoi dy gola për fitoren 2:1 të Real Madridit ndaj Barcelonës. Ndeshja u zhvillua të dielën mbrëma në “Camp Nou”. I takoi xhiros së dhjetë të kampionatit spanjoll. Barcelona e kërkoi fitoren e dhjetë rresht në La Liga, që do

Besnik Batusha

Kylian Mbappe ka vendosur “El Clasicon” e parë të edicionit në La Liga.

Ylli francez shënoi dy gola për fitoren 2:1 të Real Madridit ndaj Barcelonës. Ndeshja u zhvillua të dielën mbrëma në “Camp Nou”. I takoi xhiros së dhjetë të kampionatit spanjoll.

Barcelona e kërkoi fitoren e dhjetë rresht në La Liga, që do të ishte historike. Por madrilenët shfrytëzuan më mirë rastet e krijuara dhe festuan në fund.

Barcelona mbetet lidere me 27 pikë. Dy më pak i ka Atletico Madridi në pozitën e dytë. Real Madridi tani afrohet në tri pikë me kreun. Është i treti me 24 pikë.

Mbappe e shënoi golin e parë në minutën e 41-të. Në fakt ishte gol me fat. Topi i larguar nga mbrojtja e Barçës goditi këmbën e Mbappes dhe përfundoi në rrjetë. Me rezultatin 1:0 në të mirë të Madridit përfundoi pjesa e parë.

Barcelona rriti tempon në pjesën e dytë dhe barazoi në minutën e 61-të. Raphinha ishte realizator, me asistim të Pedrit. 

Derisa Barcelona e kërkonte golin e fitores, në skenë doli zëvendësuesi Eduardo Camavinga. Pas një aksioni të bukur individual të tij, Mbappe shënoi golin e fitores në minutën e 87-të.
Mbappe tani i ka 100 gola për Real Madridin.

BarcelonaMbappeReal Madrid

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions