Sport Ndërkombëtar

Muriqi me gol të bukur në fitoren e Fenerbahçes

Muriqi me gol të bukur në fitoren e Fenerbahçes

Vedat Muriqi ka kontribuar me një gol në fitoren e skuadrës së Fenerbahçes. Fenerbahçe e mposhti Alanyasporin me rezultatin 3:0, në kuadër të javës së tetë të elitës së futbollit turk. Sulmuesi i Kosovës, Muriqi, në lojë u inkuadrua në minutën e 81-të, kurse gjashtë minuta më pas realizoi për 3:0. 32-vjeçari në 13 ndeshjet

Besnik Batusha

Vedat Muriqi ka kontribuar me një gol në fitoren e skuadrës së Fenerbahçes. 

Fenerbahçe e mposhti Alanyasporin me rezultatin 3:0, në kuadër të javës së tetë të elitës së futbollit turk. 

Sulmuesi i Kosovës, Muriqi, në lojë u inkuadrua në minutën e 81-të, kurse gjashtë minuta më pas realizoi për 3:0. 

32-vjeçari në 13 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar tetë gola dhe ka bërë dy asistime. 

Goli i Muriqit:

Vedat muriqi makes it three https://t.co/Tb0wThz1RD

— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 17, 2026

Dy golat e tjerë për Fenerin i shënuan Romelu Lukaku dhe Kerem Akturkoglu. 

Ndërkohë ndeshjen tek Alanyaspori e kompletuan Fidan Aliti dhe Florent Hadërgjonaj. 

Fenerbahçe ka 16 pikë dhe është lartë në tabelë.

FenerbahçeVedat Muriqi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions