Sport Ndërkombëtar

Në Itali shkruajnë për gabimin e Amir Rrahmanit

Në Itali shkruajnë për gabimin e Amir Rrahmanit

Napoli humbi të shtunën me rezultat 1:0 nga Venezia. Amir Rrahmani gaboi në aksionin e golit të vetëm të ndeshjes. Me gabimin e Rrahmanit janë marrë edhe të hënën mediumet në Itali. Të paktën tri prej tyre e kanë cilësuar gabimin e Rrahmanit “jashtëzakonisht serioz”. “Më i miri në pjesën e parë. Ai shkatërroi gjithçka

Besnik Batusha

Napoli humbi të shtunën me rezultat 1:0 nga Venezia. Amir Rrahmani gaboi në aksionin e golit të vetëm të ndeshjes.

Me gabimin e Rrahmanit janë marrë edhe të hënën mediumet në Itali. Të paktën tri prej tyre e kanë cilësuar gabimin e Rrahmanit “jashtëzakonisht serioz”.

“Më i miri në pjesën e parë. Ai shkatërroi gjithçka me pakujdesinë që e çoi Adamsin drejt lavdisë. Dhe ai e devijon me vendosmëri gjuajtjen”, ka shkruar “Gazzetta dello Sport”.

“Corriere dello Sport” shkruan se Rrahmani ishte mbrojtësi më i mirë “deri në disavantazhin 1:0”. Ishte edhe sulmuesi më i rrezikshëm nga rivëniet e këndit. “Pastaj, dështimi”, shkruan mediumi italian.

Gazeta “Il Mattino” ishte më e ashpër në kritika për Rrahmanin.

“Një gabim i pafat, vetëm një. Jashtëzakonisht serioz. Jashtëzakonisht i rëndë. Naiv. Një luan deri në atë moment, i vetmi me qëndrimin e duhur. Por ai i hedh të gjitha në plehra me atë reagim”, shkruan “Il Mattino”.

Rrahmani e kishte humbur duelin me sulmuesin Akor Adams i cili e realizoi golin e fitores në minutën e 49-të. 

Rrahmani e kompletoi ndeshjen te Napoli, që ka tri fitore, një barazim dhe tri humbje.

Amir RrahmaniNapoli

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions