Sport Ndërkombëtar

Real Madridi bindës, Villa vazhdon me fitore

Real Madridi bindës, Villa vazhdon me fitore

Real Madridi ka fituar bindshëm në Champions në prag të klasikes me Barcelonën.Të mërkurën mbrëma skuadra e Jose Mourinhos fitoi 4:1 ndaj RB Leipzigut. Bernardo Silva në minutën e 44-t, Arda Guler në minutën e 52-të,Kylian Mbappe në minutën e 83-të dhe Yan Diomande në minutën e 87-të ishin realizatorë për madrilenët. Golin e vetëm

Besnik Batusha

Real Madridi ka fituar bindshëm në Champions në prag të klasikes me Barcelonën.
Të mërkurën mbrëma skuadra e Jose Mourinhos fitoi 4:1 ndaj RB Leipzigut. 

Bernardo Silva në minutën e 44-t, Arda Guler në minutën e 52-të,Kylian Mbappe në minutën e 83-të dhe Yan Diomande në minutën e 87-të  ishin realizatorë për madrilenët. Golin e vetëm për skuadrën gjermane e shënoi Tidiam Gomis në minutën e 85-të.
Për Madridin është fitorja e tretë. 

Nëntë pikë i ka edhe Aston Villa, që fitoi 3:1 ndaj  Vikingut norvegjez. Ross Barkley dhe Emiliano Buendia shënuan për Villan në pjesën e parë. Autogol realizoi Henrik Heggheim, kurse Peter Christiansen shënoi për Vikingun. 

Fitore të vështirë, 1:0, shënoi Interi ndaj Shakhtar Donetskut. Carlos Augusto e shënoi golin në minutën e 77-të, kurse Alessandro Bastoni u përjashtua në minutën e 68-të.

Betisi fitoi 1:0 ndaj Feyenoordit, derisa Club Brugge mposhti Lensin me 3:0. Befasi bëri LASK-u austriak që fitoi 3:2 në Portugali ndaj Sportingut. 

Pas xhiros së tretë nga nëntë pikë i kanë PSG, Aston Villa, Liverpool, Real Madrid dhe Betis.

Real Madridi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions