Sport Ndërkombëtar

Xhaka asiston në fitoren e vështirë të Sunderlandit

Xhaka asiston në fitoren e vështirë të Sunderlandit

Inkuadrimi i Granit Xhakës solli fryte te Sunderlandi që të enjten mbrëma mezi fitoi në udhëtim ndaj skuadrës së kategorisë së dytë portugeze, Torreense. Sunderlandi fitoi 2:1 në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Evropës. Braziliani Volnei shënoi për vendësit në minutën e 37-të, ndërsa Xhaka u inkuadrua në lojë në minutën e

Besnik Batusha

Inkuadrimi i Granit Xhakës solli fryte te Sunderlandi që të enjten mbrëma mezi fitoi në udhëtim ndaj skuadrës së kategorisë së dytë portugeze, Torreense. 

Sunderlandi fitoi 2:1 në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Evropës. 

Braziliani Volnei shënoi për vendësit në minutën e 37-të, ndërsa Xhaka u inkuadrua në lojë në minutën e 59-të. 

Fillimisht, Jules Ahoka i barazoi shifrat në minutën e 67-të, kurse kapiteni i Sunderlandit dhe Zvicrës, Xhaka, asistoi në golin e fitores në minutën e tretë të kohës shtesë. Shënues ishte Noah Sadiki. 
Për Sunderlandin ishte fitorja e dytë në po aq ndeshje të luajtura. Torreense i ka tri pikë.

SunderlandiXhaka

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions