Sport Ndërkombëtar

Materazzi e kujton goditjen e Zidanet: Vdekja e Jesús de Miguel më bëri ta falënderoj Zotin

Materazzi e kujton goditjen e Zidanet: Vdekja e Jesús de Miguel më bëri ta falënderoj Zotin

Marco Materazzi ka rikthyer në vëmendje një prej episodeve më të famshme të historisë së futbollit, goditjen me kokë që mori nga Zinedine Zidane në finalen e Botërorit 2006.

Gazeta Sport

Ish-mbrojtësi italian ka pranuar se vdekja tragjike e futbollistit të Tenerife, Jesús de Miguel, e ka bërë të reflektojë për pasojat që mund të kishte pasur ajo goditje.

“Vdekja e Jesús de Miguel më bëri ta falënderoj Zotin që nuk ndodhi asgjë. Në rastin e atij portieri flitet për vrasje nga pakujdesia për një ndërhyrje gjatë lojës. Po sikur të më kishte ndodhur mua?”, deklaroi Materazzi në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

Italiani iu referua tragjedisë së sulmuesit 30-vjeçar të Tenerife, i cili ndërroi jetë më 3 nëntor, pas një përplasjeje me portierin e Andorrës, Jesús Owono, gjatë ndeshjes mes dy skuadrave.

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions