Sport Ndërkombëtar

Zhegrova asiston, Juventusi fiton derbin ndaj Napolit

Zhegrova asiston, Juventusi fiton derbin ndaj Napolit

Edon Zhegrova ka kontribuar me një asistim në fitoren e Juventusit ndaj Napolit me rezultat 2:0.Derbi Juventus – Napoli i takoi javës së dhjetë të Serie A. Zhegrova në fushë u inkuadrua në minutën e 59-të, ndërsa asistoi për Kerim Alajbegovi, i cili realizoi supergol nga distanca. Zhegrova u lirua nga një futbollist i Napolit,

Besnik Batusha

Edon Zhegrova ka kontribuar me një asistim në fitoren e Juventusit ndaj Napolit me rezultat 2:0.
Derbi Juventus – Napoli i takoi javës së dhjetë të Serie A.

Zhegrova në fushë u inkuadrua në minutën e 59-të, ndërsa asistoi për Kerim Alajbegovi, i cili realizoi supergol nga distanca.

Zhegrova u lirua nga një futbollist i Napolit, pasoi tek Alajvegoviq i cili me goditje të fortë dhe me ndihmën e shtyllës shënoi supergol për epërsinë 1:0.

Për 27-vjeçarin Zhegrova është asistimi i dytë, ndërsa ka edhe dy gola të shënuar nga tetë ndeshje.
Supergol realizoi edhe Jeremie Boga.

Boga shënoi golin për 2:0 në minutën e 87-të.

Napoli nga minuta e 75-të luajti me një lojtarë më pak në fushë. Luca Marianucci u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.

Te Napoli në pjesën e dytë u paraqit mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani.
Juventusi është ngritur në vendin e shtatë me 17 pikë.
Napoli bie në vendin e tetë me 14 pikë.

Edon ZhegrovaJuventus

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Sport Ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Sport Ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Sport Ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions