Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sqarim i FFK-së për klubet e Ligës së Dytë
    Ballina-1

    Sqarim i FFK-së për klubet e Ligës së Dytë

    10/07/2023 22:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës dëshiron të sqarojë të gjitha klubet e Ligës së Dytë, por edhe klubet e ligave tjera se nuk duhet të shqetësohen për të ardhmen e tyre dhe funksionimin e garave.

    Përkundër sfidave të kohëve të fundit me tërheqjen e vërtetimeve për sponsorizim, FFK është duke punuar në bashkëveprim me institucionet përkatëse për të zgjidhur këtë çështje, në mënyrë që të gjitha klubet të kenë mundësinë të përfitojnë nga Ligji i Sponsorizimit.

    FFK e kupton rëndësinë e sponsorizimeve për klubet, si një burim i rëndësishëm financiar për funksionimin e tyre, prandaj është duke bërë përpjekje të mëdha që sa më parë ta zgjidhë çështjen që lidhet me tërheqjen e vërtetimeve të sponsorizimit.

    Federata është e vendosur të krijojë një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e futbollit dhe do të vazhdojë të qëndrojë afër klubeve e t’i ndihmojë ato në të gjitha format, siç ka bërë deri më tash, duke i dhënë rëndësinë e duhur funksionimit të garave dhe masivizimit të futbollit në të gjitha viset e vendit.

    Duke qenë e vetëdijshme për sfidat që mund të hasin klubet, FFK nuk do të lejojë shuarjen e tyre, siç po trumbetohet nga njerëz që nuk ia duan të mirën as klubeve e as futbollit, por do të vazhdojë t’i mbështesë ato, duke punuar së bashku në tejkalimin e të gjitha vështirësive.

    Në fund, FFK i inkurajon klubet që të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për edicionin e ri të garave, teksa për të gjitha problemet që hasin rrugës Komiteti Ekzekutiv dhe Administrata e FFK-së do të jenë në vazhdimësi në shërbim të tyre për t’i tejkaluar ato.

    TË LIDHURA

    Chelsea e transferon Gittensin nga Dortmundi

    05/07/2025 17:01

    Ronaldo nuk ishte në funeralin e Diogo Jotas, por bëri një veprim që tregon se çfarë njeri i madh është!

    05/07/2025 16:19

    Jetmir Topalli ndryshon skuadër, mbetet në Turqi

    05/07/2025 12:55

    Nuk ishte goma shkaku i aksidentit fatal të Diogo Jotas – zbardhen detaje të reja

    04/07/2025 19:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.