Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Sqarim i FFK-së rreth pretendimeve për tentim kurdisjen e një ndeshje në futbollin e femrave
    Ballina-1

    Sqarim i FFK-së rreth pretendimeve për tentim kurdisjen e një ndeshje në futbollin e femrave

    17/05/2023 16:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës së fundi është njoftuar nga mediat rreth pretendimeve për tentim kurdisjen e një ndeshje të mëhershme në futbollin e femrave, ndërmjet dy ekipeve KFF Mitrovica dhe KFF EP Hajvalia.

    “Përkundër faktit që asnjëherë zyrtarisht nuk kemi marrë asnjë njoftim apo ankesë lidhur me këtë çështje nga ndonjë klub, menjëherë pas marrjes së këtyre informacioneve nga mediat, ne kemi filluar me mbledhjen e të gjitha dëshmive rreth pretendimeve të këtij rasti.

    Tashmë çështja është adresuar te organet dhe Komisionet përkatëse brenda Federatës, të cilat janë duke mbledhur informacionet dhe dokumentacionet e nevojshme lidhur me këtë rast, e të cilat do të shqyrtohen me përpikëri.

    Gjithashtu, këtë rast e kemi adresuar edhe tek Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive për të proceduar më tutje.

    FFK siguron që pretendimet dhe dyshimet që lidhen me këtë rast do të trajtohem me seriozitetin më të madh nga organet tona në aspektin disiplinor, ndërsa në aspektet e tjera do të merren organet shtetërore të Republikës së Kosovës.

    Federata e Futbollit të Kosovës do të vazhdojë të marrë masa të nevojshme për të garantuar sigurinë dhe integritetin e futbollit.

    FFK mbetet e përkushtuar për të promovuar vlerat e ndershme dhe respektimin e garës “fair-play” në futboll dhe do t’i luftojë me të gjithë mekanizmat e saj veprimet e tilla që rrezikojnë integritetin e lojës së futbollit dhe imazhin e Kosovës”, ka shkruar FFK. /GazetaSport.info.

    TË LIDHURA

    Fluminense shkakton befasinë e madhe, eliminon Interin nga Kupa e Botës për Klube

    30/06/2025 23:06

    Paga vjetore e Dakut te Rubin Kazani do të jetë 3 milionë euro

    30/06/2025 22:42

    Lindon Emërllahu shënon super gol në miqësore

    30/06/2025 22:39

    Avdijaj transferohet te Wolfsbergeri

    30/06/2025 19:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.